Pas vrasjes së Liridona Ademaj: Protestë para Gjykatës në Prishtinë

Me 29 nëntor në Kosovë ka ndodhur një vrasje e rëndë, që ka tronditur mbarë opinionin kosovar dhe më gjërë. Këtë ditë u vra Liridona Ademaj, bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltar i ish-presdientit Behxhet Pacolli. Vrasja që fillimisht pretendohej të paraqitej si pasojë e një grabitje, sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se është pasojë e një vrasje me porosi nga vetë bashkëshorti Naim Murseli. Ky i fundit, sipas mediave të Kosovës, ka pranuar se ka porositur vrasjen e Liridonës dhe për këtë është dashur të paguajë 30.000 euro. Dyshohet se vrasjen e ka kryer Granit Plava me porosi të Murselit. Ndërsa, për pjesëmarrje në këtë vrasje dyshohet edhe Kushtrim Kokall, për të cilin akoma nuk dihet se cili ishte roli i tij i saktë. Të tre ata janë paraqitur sot para Gjykatës në Prishtinë, ku është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. 

Në sallë ishte edhe vëllai i të ndjerës, Liridoni, ndërsa jashtë godinës ka pasur edhe protesta. 

Cani Travel

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar aksion simbolik, para nisjes së seancës dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Para objektit të gjykatës u ngrit parulla “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

Allianz Kokollari

Përfaqësuesja e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, Trina Binaku tha se janë mbledhur për të dënuar një vrasje makabre.

“Gratë dhe vajzat në Kosovë jetojnë më frikë e kjo nuk ben të vazhdojë kështu, nuk mund të këtë paqe përderisa gratë përjetojnë gjendje lufte. Këtë të marte duke filluar nga ora 18:00 thërrasim protestë gjithëpopullore. Sot nga pallati i drejtësisë ku po gjykohen vrasësit e Liridonës, thërrasim në organizim dhe veprim të gjithë që të mblidhemi dhe të themi se nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, tha Binaku.