Gjykata Komerciale ka aprovuar sot (03.08.2023) ankesën e Klan Kosovës, për të shtyer vendimin e MINT-it rreth pezullimit të certifikatës së biznesit. Ky vendim nënkupton masë të përkohshme, që garanton funksionimin e mediumit, deri në përfundimin e gjykimit të këtij rast.
“Aprovohet si e bazuar kërkesa e paditësit Klan Kosova Sh.p.k., për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve. Shtyhet ekzekutimiiVendimitnr.4566/01idatës28.07.2023inxjerrëngaKomisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 309/11 i datës 14.06.2023 i nxjerrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e Bizneseve në Kosovë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”, thuhet në vendimin e Gjykatës Komerciale.
Gjykata ka thënë se në rastin konkret sipas certifikatave të përshkruara, rezulton se paditësi ka bërë ndryshimet në regjistrat e biznesit në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, dhe shtohet se gjykata vlerësoi se shtyrja e ekzekutimit të vendimeve kontestuese nuk bie ndesh me interesin publik.