Një ngjarje tepër e rëndë ka tronditur mbrëmë pak para mesnate, Prishtinën dhe Kosovën. Në restorantin Bon Vivant në qendër të Prishtinës janë lënduar dhe plagosur 21 persona, pas rrahjeve dhe të shtënave me armë zjarri. Akoma nuk dihet numri i sakt i persoanve të plagosur me armës zjarri, por mediat e Kosovës njoftojnë se një prej tyre ka ndërruar jetë, megjithë përpjekjet e mjekëve në QKUK që t’ia shpëtojnë jetën. Plagët nga arma e zjarrit ishin tepër të rënda dhe sot në orët e para të mëngjesit ai ka ndërruar jetë. Rasti raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje, por akoma nuk dihet natyra e mosmarrëveshjes dhe shkaqet.
Policia ka bërë me dije fillimisht se 17 persona, ndër të cilët tre burra dhe 14 gra, kanë marrë lëndime si pasojë e thyerjes së gotave-shisheve të qelqit, ndërsa të tjerët janë plagosur me armë zjarri.
Me vendimin e prokurorit menjëherë kanë filluar hetimet, disa prej tyre janë në mbajtje, ndësa një i dyshuar është në arrati.
Në kumtesën e policisë shpjetohet: “Rr. Xheladin Hana, Prishtinë: Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati”.