Në Gjermani zgjerohet greva e filluar dje në disa aeroporte, e sot (21.04.2023) filloi edhe greva e përgjithshme në trafikun hekurudhor. Sindikata e Hekurudhave dhe Transportit ka bërë thirrje për ndërprerje të punës deri në orën 11:00. Siç bëhet e ditur, efektet e grevës mund të ndihen deri në orët e mbrëmjes.
Në të njëjtën kohë, në disa aeroporte gjermane vazhdon greva paralajmëruese që filloi dje. Përveç aeroporteve në Dyseldorf, Hamburg dhe Këln/Bon, të cilët ishin në grevë dje, sot do të ketë grevë edhe në aeroportin e Shtutgartit dhe në Karlsruhe/Baden-Baden.