Disa shoqata të mjekëve në Gjermani kanë ftuar sot mjekët e ordinancave të mjekësisë familjare dhe të specializuara në një grevë dyditore kundër politikës shëndetësore të qeverisë gjermane.
Protesta është drejtuar kundër mbingarkesës së mjekëve që punojnë në ordinanca dhe pengesave burokratike me të cilat ballafaqohen ata.
Aksioni i planifikuar nga sot deri të premten është pjesë e fushatës, e cila mbështetet nga më shumë se 20 shoqata.
Fondacioni Gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve dhe ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach e kritikuan këtë aksion.