Lejohet qarkullimi i  automjeteve me targa RKS në territorin e Serbisë

Qeveria e Serbisë marrë vendimin që nga 1 janari të mundësojë lëvizjen e lirë e të gjitha veturave me targa nga Kosova në territorin e Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur Petar Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Cani Travel

“Lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara në Kosovë për të marrë pjesë në komunikacion bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes. Kjo nuk mund të interpretohet si njohje apo shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga të drejtat e garantuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Petkoviq.

Ai shtoi se në këtë mënyrë qeveria e Serbisë ka mbrojtur të drejtat e serbëve në Kosovë duke mundësuar lirinë e lëvizjes.