Hava Misimi – “Brokerja e re e vitit 2021” në Gjermani

Çmimi i parë, i cili shoqërohet me 10.000 euro, iu ndablogeres, kolumnistes, autores dhe themelueses së Yfinance GmbH Hava Misimi

Në panairin e financave dhe sigurimeve DKM janë ndarë edhe çmimet për personat më të suksesshëm të vitit. Çmimi i parë i ndahet Hava Misimit, shkruan versicherungsjournal.de. Marie Christina Schröders dhe Alexander Teßmann pasojnë në vendin e dytë dhe të tretë.

Çmimet për “Young Broker”, profesionistët e rinj nën moshën 40 vjeçare, janë ndarë për të 11-tën herë. Ndërsa konkursi mbështetet nga 46 sponsorë nga fusha e financave dhe e sigurimeve.

Cani Travel

Ceremonia e ndarjes së çmimeve është zhvilluar me 28.10.2021 në Dortmund të Gjermanisë.

Çmimi i parë shoqërohet me 10.000 euro. Jan Roß, Shef sektori i brokerëve të “Zurich Group” për Gjermani, e arsyestoi kështu vendimin për t`i ndarë çmimin e parë Misimit: Fituesja elokuente dhe simpatike jo vetëm që ofron produkte financiare, por edhe njohuri financiare. Ajo ka një përgjigje për të gjitha pyetjet dhe madje edhe “ujqërit e vjetër” mund të mësojnë diçka në blogun e saj falas.

Si vajzë e prindërve refugjatë nga Kosova, Hava, e lindur në vitin 1994, jeton në Marbach am Neckar. Ajo këshillon ndërmarrjet. Që nga fillimi i vitit 2018, ajo u ka shpjeguar të rinjve botën e financave në blogun e saj shumë të njohur “Femance”.