Holanda dakord me hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë

Shqipëria ka bërë përparim në shumë fusha dhe për këtë arsye meriton hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u shpreh kryeministri holandez, Mark Rutte, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë.

“Keni bërë shumë përparim, në shumë çështje. Kjo është arsyeja pse ne biem dakord për të filluar negociatat. Dua të çojmë afër BE-në me Shqipërinë. Kemi folur çfarë duhet bërë për universitetet, bujqësinë, për gjëra që duhet të vazhdojnë të përmirësohen”.

Cani Travel

Rutte foli dhe për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Holandës.

“Jam i lumtur që dy vendet po thellojnë marrëdhëniet, ne po bashkëpunojmë ekonomikisht, me eksportet, kompanitë holandeze po punojnë për të bërë më shumë biznes me Shqipërinë. Le të vazhdojmë të punojmë kështu”.

Kryeministri holandez falenderoi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për mikpritjen në Tiranë. Ai ka treguar edhe arsyet pse për shumë vite Holanda i kishte vënë veton Shqipërisë, kur bëhej fjala për integrimin në Bashkimin Europian.

Rutte u shpreh se Holanda është bazuar në raportet e Komisionit Europian, ndërsa është vënë re se këto 5 vjet Shqipëria ka bërë përparim të madh në shumë fusha.

Në pyetjen, se çfarë reformash ka bërë Shqipëria për të luftuar krimin e organizuar në këto 3 muaj që pas fitores së zgjedhjeve që nuk e bëri për 3 vjetët e shkuara, dhe u bë shkak që ju vit pas viti t’i vinit veton, Rute u përgjigj: Tashmë kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi për këto 2 vjet. Kemi diskutuar për përmirësimin e mëtejshëm. Për të qenë të drejtë, ne i shohim gjithmonë raportet e KE-së se ku qëndronte Shqipëria për pavarësinë e drejtësisë dhe në termat e luftës së krimit të organizuar. Progresi që është arritur në këto 5 vjet ishte i madh dhe bëri të mundur të themi po. Jemi smbrapsur për një kohë të gjatë, por për shumë tema, jo vetëm për krimin e organizuar. Ne duam që ky rajon të ketë perspektivën e BE-së, sepse jemi miq, fqinj, ka arsye strategjike dhe gjeopolitike pse e duam këtë gjë.