Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Në këtë peridhë janë raportuar vetë, 35 raste të reja të perosnave të infektuar me virusin Corona. Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në 24 orët e fundit janë bërë 2.193 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Corona.
Ndërkohë në Kosovë janë dhënë 11.291 doza të vaksinës kundër virusit Corona. Ndëra prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës. Deri sotjanë vaksinuar tërësisht, pra me dy doza, 641.772 qytetarë. E Ministria nënvizon se në 24 orët e fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Gjatë ditës së sotme janë shëruar 79 qytetarë. Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412. Më në fund, nëvnizohet se numri i rasteve aktive të personave të infektuar në këtë moment është 1.051 persona.