„Kicker“: Xhaka – mesfushori më i mirë defenziv në Gjermani

Gazeta e njohur sportive „Kicker“ e shpalli Granit Xhakën si si mesfushorin më të mirë defenziv në kampionatin e kaluar në Gjermani. Gazeta shkruan se „Xhaka „javë për javë është dëshmuar si çelësi“ i sukseseve të Bayer Leverkusen.

Xhaka ishte lideri i mesfushës që ndikoi më së shumti në suksesin e Bayer Leverkuse, duke fituar titullin e parë historik si kampion në Bundesliga dhe duke e ndalur dominimin shumëvjeçar të Bayern Munichut.

Cani Travel

Përveç kësaj, Leverkusen shkoi deri në finale të Ligës së Evropës dhe e fitoi edhe Kupën e Gjermanisë, pikërisht me golin e Granit Xhakës.