Lea Ypi – shqiptarja e parë, anëtare e Akademisë Britanike të Shkencave

Lea Ypi u bë e para shqiptare anëtare në Akademinë Britanike. Lajmin e ndau Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, e cila e uroi shkrimtaren Lea Ypi për këtë arritje të rëndësishme.

Këtë vit Akademia Britanike ka mirëpritur 86 anëtarë të rinj, ku ndër ta dallohet edhe shkrimtarja shqiptare, Lea Ypi.

Cani Travel

Presidentja e Akademisë Britanike, Julia Black, ka vlerësuar lart autoren shqiptare, duke i uruar mirëseardhjen në hapësirën më të lartë të kulturës britanike.
Lea Ypi është fituesja e parë e Çmimit “Lumo Skëndo” nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me librin e saj “Të lirë”.

Edhe shkrimtarja shqiptare, Lea Jupi ka shprehur kënaqësinë e saj për shkak të kësaj ngjarjeje.

“E lumtur dhe e nderuar që jam zgjedhur anëtare e Akademisë Britanike.”, ka shkruar Ypi.

Lea Ypi ka lindur në Durrës. Ajo është pedagoge e Teorisë Politike në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Londër dhe Profesore e Filozofisë në Universitetin Kombëtar Australian. Është diplomuar për Filozofi dhe Letërsi nga Universitetin La Sapienza dhe ka përfunduar doktoraturën në Institutin Universitar Europian.