Kosovë: Diaspora dërgoi sivjet mbi 1.2 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës bëri të ditur se diaspora ka dërguar mbi 1.2 miliardë euro në Kosovë nga 1 janari deri në nëntor të vitit 2023.  Kjo është rreth 10.2 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të fundit të BQK, gjatë muajit nëntor mërgimtarët shqiptarë kanë dërguar 101.3 milionë euro remitanca.

Cani Travel

Siç tuhet më tutje, dërgesat më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 65 për qind, pasuar nga kanale të tjera me 19 për qind dhe bankat me 16 për qind.