Mërgimtarët e shumtë, të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, janë për Kosovë për t`i kaluar festat e fundvitit në vendlindje.
Ata janë duke pritur kolona të gjatë gjatë rrugës së tyre, si dhe për të hyrë në territorin e Kosovës.
Në kufirin mes të Serbisë dhe Kroacisë nga mbrëmë ka pasur kolona të gjata të veturave. Po ashtu, në pikën kufitare Merdare mes Serbisë dhe Kosovës, disa mërgimtarë tregojnë se kanë pritur deri në shtatë orë gjatë ditës për të hyrë në Kosovë.
Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar pritjet në këtë pikë kufitare shkojnë deri në tri orë.
Kolona të gjata gjatë ditës ka pasur edhe në pikat tjera kufitare.