Sorensen emërohet zyrtarisht ndërmjetës në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Newly appointed EU Special Representative to Bosnia and Herzegovina, Danish diplomat, Peter Sorensen, speaks during a press conference after presenting his accreditation letters in Sarajevo, on September 9, 2011. AFP PHOTO ELVIS BARUKCIC (Photo by ELVIS BARUKCIC / AFP)

Këshilli i Bashkimit Europian emëroi dje diplomatin e Danimarkës, Peter Sorensen, Përfaqësues Special për dialogun Beograd-Prishtinë. Ai e trashëgon në këtë post ndërmjetësusin e deritashëm, Miroslav Lajçak.

Detyra e tij do të jetë kontributi në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes dy fqinjëve, por veçanërisht fokusin duhet ta ketë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Kjo nuk u arrit deri më tani meqë palët patën akuza të ndërsjella për moszbatim të detyrimeve.

Cani Travel