Kosovë: Pritje të gjata te Dheu i Bardhë

Qendra e Menaxhimit kufitar njofton se edhe sot vazhdojnë kolonat për hyrje në disa nga pikat e kalimit kufitar në Kosovë.

Pritjet më të gjata janë te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku udhëtarët presin deri në tri orë për të hyrë në territorin e Kosovës.

Cani Travel

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, vendkalimet e tjera janë të lira për qarkullim dhe atje dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Ndërkohë, bashkatdhetarët që janë nisur për pushime në Kosovë duhet të presin në kolona të gjata edhe në kufirin Kroaci-Serbi. Mërgimtarët që gjenden në rrugë, thonë se kolonat janë të gjatë deri në 3 kilometra.