Kosovë: Vazhdon rritja e dërgesave nga diaspora

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se edhe këtë vit ka vazhduar rritja e dërgesave nga diaspora.

“Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në shtator 2023 shënoi 1,009.2 milion euro, që paraqet rritje prej 104.7 milionë euro ose 11.5% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022”, njofton BQK-ja.

Cani Travel

Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se bilanci i pagesave deri në fund të shtatorit 2023 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 391.1 milionë euro i cili tregon një përmirësim prej 24% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (514.8 milionë euro ishte deficiti deri në shtator 2022).

“Investimet direkte në Kosovë deri në fund të shtator 2023 ishin 612.7 milionë euro (612.5 milionë euro deri në fund të shtatorit 2022), përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 161.2 milionë euro (121.2 milion euro deri në shtator 2022). Investimet në letra me vlerë jashtë, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, deri në shtator 2023 janë rritur për 368.7 milionë euro”, njofton BQK.