Prishtina është “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bëri të ditur se Prishtina është zgjedhur “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024. Ky vendim u shpall në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel.

Kjo gjë do të ndikojë që kryeqyteti i Kosovës të jetë një destinacion dhe qendër e shumë aktiviteteve sportive që do të mbahen gjatë vitit 2024.

Cani Travel

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se është i lumtur për shkak të këtij suksesi të madh për Prishtinën

Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se ky titull është katalizator i cili i nevojitet Prishtinës për të kthyer fokusin tek rëndësia e sportit në shoqëri për një të ardhme më të ndritshme e më të shëndetshme.

Bashkë me Ramën, në Bruksel ishin të pranishëm edhe Drejtori për Sport, Granit Rugova dhe skitarja e parë nga Kosova që mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, Kiana Kryeziu.

K