Kurti pranë Ramës, më parë takohet me krerët e BE

Kyreministri i Kosovës Albin Kurti është takuar në prag të samitit të Berlinit edhe me Borrelin dhe Lajçakun, ku është biseduar për dialogun me Serbinë dhe gjendjen në Kosovë. Më pas ai ka shkuar në samitin, të cilin po e kryeson kancelari Scholz. Kryeministri i Kosovës me dokumente në duar shkoi dhe u ul pranë kryeminsitrit të Shqipërisë Edi Rama. Në samitin e Procesit të Berlinit është prezent edhe ushtruesi i detyrës së kryeministrt në Mal të Zi Dritan Abazoviq si dhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq. Vuçiqi ka refuzuar të shkojë në Berlin, ku pala serbe do të përballet me disa kërkesa jo të këndshme. Diaspora Today vazhdon t’ju njoftoj me zhvillimet…