Në një intervistë për gazetën „Süddeutschen Zeitung“, kancelari gjerman, Olaf Scholz foli për gjasat e zhvillimit të bisedimeve me presidentin rus, Vlladimir Putin lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë. „Qëllimi ynë është që Rusia t’i japë fund luftës agresore dhe që Ukraina të mbrojë integritetin e saj“, tha ai. Duhet shikuar nëse kjo bisedë do të bëhet përmes telefonit, videokonferencës apo në një tavolinë të gjatë, theksoi kancelari gjerman.
„Putini duhet t’i japë fund luftës, të tërheqë trupat dhe të krijojë kështu mundësinë për dialog. Rreziku i një shkallëzimi për shkak të dështimit ushtarak të Rusisë është i madh, deklaroi Olaf Scholz. Në fillim të dhjetorit, kancelari gjerman telefonoi për herë të parë pas shtatorit me presidentin rus, duke kërkuar një zgjidhje të shpejtë diplomatike të konfliktit në Ukrainë.