Në 23 spitale universitare në Gjermani do të ketë sot greva të mjekëve, nën moton „Shëndeti nuk është mall“. Sindikata e mjekëve ka bërë të ditur se pjesëmarrjeje në grevë është e lartë me shpresë se pacientët do të kenë mirëkuptim. Por kjo nuk do të thotë se do të ndërpriten e gjithë puna, sepse çdo spital i përfshirë në grevë ka krijuar edhe grupet e mjekëve për rastet emergjente. Në landin Renania Veriore-Vestfalia në grevë do të jenë të spitalet universitare në Aachen, Bonn, Këln, Düsseldorf, Essen dhe Münster. Rreth 1.500 nga 5.000 mjekë nga këto gjashtë spitalet universitare do të shkojnë në Hanover në protestën qendrore.
Por do të ketë protesta dhe turbime edhe në spitalet universitare në Aachen, Këln dhe Düsseldorf me gjithsej disa qindra pjesëmarrës. Operacionit jo emergjente janë shtyrë. Do të kufizohen edhe shumë ndërhyrje të tjera, që do të thotë se sot në spitale mund të ketë pritje të gjata, e rastet jo emergjente nuk do të trajohen.
Sindikatat e mjekëve kërkojnë rritjen e rrogave prej 12.5 për qind më shumë, si dhe pagesa të tjera për punën e rregullt gjatë natës, në fundjavë dhe gjatë ditëve të festave. Sindikata Marburger Bund i justifikon këto kërkesa me rritjen e inflacionit dhe synimin për të mbyllur diferencën e pagave në spitale me ofruesit e tjerë të shërbimeve shëndetësore.