Laura në gjurmët e Distrias – në finale!

Xhudistja Laura Fazliu nga Kosova ka arritur në finale të World Judo Masters që po mbahet aktualisht në Jerusalem. Fazliu, që garon në kategorinë deri 63 kilogramë, e ka mposhtur në gjysmëfinale izraeliten Gili Sharir, medalisten e bronztë olimpike e botërore.

Të martën (më 20.12.2022) për Kosovën fitoi medaljen e artë Distria Krasniqi, ndërsa Nora Gjakova doli e pesta.

Cani Travel