Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane në Gjermani vazhdon me aktivitete të shumta që kanë të bëjnë me fuqizimin dhe rrjetëzimin e bizneseve shqiptare ne Gjermani.Kjo organizatë angazhohet fuqimisht edhe për pjesëmarrjen e grave shqiptare në botën e biznesit në Gjermani. Ditë më parë, Shkëndije Berisha Pacolli, me profesion psikologe, u emërua anëtare e Kryesisë së Unionit të Bizneseve (UB). Kryesia e UB vlerëson lart Shkëndije Berisha Pacollin, bashkëshorte, nënë e dy vajzave, dhe afariste e sukseshme, e cila krahas përfaqësimit të bizneseve nga fusha dhe rajoni që vjen, do të jetë zë i fuqishëm edhe i të gjitha grave dhe vajzave profesioniste e afariste në Gjermani e vendlindje. Kryetari i UB, Nazmi Viqa dhe tërë Kryesia e UB i dëshiruan mirëseardhje zonjës Berisha-Pacolli, duke u zotuar se do ta përkrahin në rrugëtimin e saj me synimet dhe strategjinë e përbashkët të Unionit.