Siç bëhet e ditur, në Qeverinë e Kosovës do të ketë ndryshime. Ministri i deritashëm i Mbrojtjes Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, njoftojnë mediat e Kosovës.
Vete Maqedonci ka konfirmuar se sot (08.08.2023) do të marrë detyrën si Ministër i Mbrojtjes. Gjatë luftës në Kosovë, Maqedonci ishte komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit.
Megjithëse ende nuk ka informacion zyrtar nëse Mehaj ka dhënë dorëheqje, disa media shkruajnë se kryeministri Albin Kurti ka pranuar tashmë dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili ka kërkuar lirimin nga detyra. Sipas burimeve të RTKlive, Mehaj ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.
Ende nuk dihet nëse ministri Mehaj do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.