Mbi 200.000 shqiptarë me nënshtetësi italiane

Autoritetet italiane pohojnë se mbi gjysma e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali kanë marrë nënshtetësi italiane. Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të emigrantëve të pajisur me leje qëndrimi e preokupuese është kërkesa e lartë e të rinjve deri në moshën 29 vjeç.

Janë mbi 200 mijë emigrantë shqiptarë në Itali që kanë marrë nënshtetësinë italiane e kjo e dhënë është publikuar nga Instituti Italian të Statistikave, e i siguruar nga Ora News.
Sipas Institutit Kombëtar Italian, ISTAT, në çdo 100 emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali, 50 prej tyre kanë marrë nënshtetësinë italiane.

Cani Travel

Ndër komunitetet e huaja, ata kanë numrin më të lartë të emigrantëve me nënshtetësi italiane.

Pas emigrantëve shqiptarë vijnë ato marokenë që shënojnë 48 shtetas të rinj italianë në çdo 100 emigrantë nga Maroku.

Vetëm në vitin 2020 janë 28 107 emigrantë shqiptarë që kanë marrë nënshtetësi italiane. Mbi 17 mijë prej tyre për motive rezidence afatgjatë pune e banimi në Itali, mbi 2700 për motive martese e gati 8000 për motive të tjera të paspecifikuara.

Kjo e dhënë ka bërë që dhe numri i shqiptarëve me leje qëndrimi të regulltë në Itali, të tkurret në -8.5%.
Raporti nënvizon se viti i vështirë pandemik ka shënuar për Italinë dhe numrin më të ulët të lejeve të qëndrimit lëshuar për emigrantët gjatë dekadës së fundit, e gati 40% më pak se viti 2019.

Të dhënat e këtij Instituti komunikojnë se në Itali deri më 1 janar 2021 rezultojnë të regjistruar 381 120 mijë shqiptarë, 193 428 meshkuj, 187 592 femra, e mbi 200 mijë me nënshtetësinë italiane.
255 727 emigrantë shqiptarë kanë leje qëndrimi afatgjatë në Itali, mbi 26 mijë për motive pune, mbi 87 mijë për motive familjare, 1657 për motive studimi e mbi 9500 për motive të tjera të paspecifikuara në këtë raport.