Qeveria gjermane ka arritur marrëveshjen për futjen e biletave të subvencionura mujore të transportit publik që do të kushtojnë 49 euro. “Ky vendim do të bëhet realitet më 1 maj”, tha kryetari i Konferencës së Ministrave të Transportit, Oliver Krischer, pas mbledhjes së grupit të punës. Ai shtoi se shitja e biletave mbarëkombëtare për autobusët dhe trenat rajonalë do të fillojë më 3 prill. Megjithatë, ky vendim i autoriteteve të Gjermanisë ende nuk është përfundimtar, sepse pritet edhe pëlqimi përkatës i Bashkimit Evropian.