Unioni i Bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani ka dërguar ndihma për popullatën në zonat e vërshuara në Kosovë. Ndihmat janë dërguar në komunën e Skenderajt dhe Mitrovicës. Ndihmat janë pranuar nga vet kryetarët e komunave ku vërshimet e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha, e shpresojmë se këto ndihma shumë shpejtë do të shkojnë në duart e atyre që kanë nevojë më së shumti – popullatës së dëmtuar. Njëkohësisht Diaspora Today aplelon tek të gjithë që kanë mundësi të vazhdojnë të ndihmojnë, sepse popullata në Mitrovicë, Skenderaj, Klinë, Istog dhe vende të tjera është në gjendje të rëndë. Ndërsa kryesia e Unionit të Bizneseve ka mbajtur një takim në Komblenz me datën 27 janar, ku është biseduar për prioritetet e vitit 2023.
Realizimi i objektivave të prezentuara në Kuvendin e vitit të kaluar do te vazhdojë të jetë prioritet për Kryesinë, Degët, Koordinatorët dhe Menaxhmentin, u tha në takim.
Për të qenë sa më afër anëtarëve të saj, themelimi i Degëve në München, Berlin, Hamburg e Düsseldorf do të vazhdojë përgjatë pjesës së parë të vitit 2023. Derisa nuk do të mungojnë as aktivitetet tjera në përkrahje të anëtarëve për projekte të rëndësisë së përbashkët.
Në takim u nënvizuar se, siikur edhe në të kaluarën, anëtarët e Unionit të Bizneseve do të mobilizohen të kontribojnë edhe në raste emergjente, siç ishte aksioni me pako ushqimore për Komunat Skenderaj e Mitrovicë.
Bashkëpunimi me shoqata, institucione, e organizata tjera në Gjermani e Kosovë do të zhvillohet në nivel të respektit të ndërsjellt.
Kompanive nga Vendlinja do të punohet t‘i krijohet çasje ma e lehtë në tregun gjerman duke nxitur bashkëpunimin me ndërmarrje shiptare-gjermane qe veprojnë në Gjermani.
Përmes zyrës në Prishtinë Unioni i Bizneseve ka krijuar mundësinë e lidhjes së shpejt të bizneseve nga Kosova me anëtarët e saj në Gjermani dhe anasjelltas.
Suksesi krijon lidhjen!