Nëntë sportistë kosovarë marrin pjesë në „Lojërat Olimpike 2024“

Dje në Prishtinë u organizua ceremonia e dorëzimit të flamurit shtetëror sportistëve kosovarë që marrin pjesë në “Lojërat Olimpike 2024“ në Paris.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte organizatore e ceremonisë së dorëzimit të flamurit për ekipin olimpik të Kosovës. 

Cani Travel

“Lojërat Olimpike  kapërcejnë kufijtë e sportit dhe i shërbejnë unitetit e paqes dhe respektit të ndërsjellë“, tha Osmani.

Në listën e ekipit kosovarë për Olimpiadën e sivjetme janë nëntë sportistë. Këta janë: Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova e Loriana Kuka (xhudo), Donjeta Sadiku në boks, Gresa Bakraqi në atletikë, dhe Hana Beiqi dhe Adell Saboviq në not.

Kjo është Olimpiada e tretë radhazi që Kosova synon të fitojë medalje të artë, pas debutimit historik të Majlinda Kelmendit në Rio 2016 në Brazil, kur u shpall kampione olimpike dhe medaljeve të arta të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës në Tokio 2020.

Lojërat Olimpike 2024 fillojnë më 26 korrik dhe do të vijojnë deri më 11 gusht.