Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021. Ndërsa rezultatet për asambleistë do të shpallen më vonë.
KQZ i ka shpallur rezultatet pas konfirmimit të tyre nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe nga Gjykata Supreme. Këto dy institucione më parë kanë vendosur për të gjitha ankesat, pas zgjedhjeve.
Në 17 komuna janë zgjedhur kryetarët në raundin e parë. Ndërsa në balotazh për zgjedhjen e kryetarëve duhet të shkojnë këto 21 komuna: Gjakova, Drenasi (Gllogoc), Gjilani, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Kamenica, Obiliqi, Rahoveci, Podujeva, Prishtina, Prizreni, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.
Zgedhjet për balotazh për kryetarë komunash mbahen katër javë pas raundit të parë, që në këtë rast i bie me 14 nëntor
Por pas shpalljes së këtyre rezultateve përfundimare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Rezulëtatet e plota mund t’i gjeni në linkun: https://www.kqz-ks.org/