Rrezik i madh nga atentatet terrroriste në Evropë

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian konsultohen të martën (05.12.) në lidhje me pasojat e luftës në Lindjen e Mesme për gjendjen e sigurisë në Europë. Komisionerja e BE për çështjet e Brendshme, Ylva Johannson ka paralajmëruar për rrezikun e atentateve në Europë në periudhën e festave. „Ka një rrezik të lartë të atentateve terroriste“, tha ajo në Bruksel në kuadër të takimit të ministrave të Brendshëm.

Johansson e arsyetoi këtë rrezik me „polarizimin“ e madh që ka shkaktuar lufta mes Izraelit dhe organizatës terroriste të Hamasit. Ajo bëri të ditur 30 milionë euro shtesë për mbrojtjen e vendeve të caktuara si kishat, sinagogat dhe xhamitë.

Cani Travel

Ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser dhe Autoriteti i Mbrojtjes Kushtetuese paralajmërojnë nga rreziku i atentateve. Vetëm në fundjavën e kaluar një islamist vrau një turist gjermano-filipinas në Paris. Atentatori e arsyetoi këtë me dhunën kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

(DW)