Në katër muajt e parë të këtij viti është rritur dukshëm numri i turistëve të huaj.
Sipas të dhënave zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve, në periudhën janar-prill kanë hyrë mbi 2.3 milionë të huaj, gjë që është një rritje 29.3 për qind në raport me një vit më parë.
“Në prill 2024 numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 609.351, duke pësuar një rritje me 11,3%, krahasuar me prill 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 794.129. Ky numër është rritur me 29,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”, vlerëson INSTAT.