Shyqëri Bytyqi rizgjidhet kryetar i degës së Rrjetit në Austrinë e Epërme

Rrjeti i bizneseve shqiptare në Austri ka zgjedhur drejtuesit për Austrinë e Epërme.

Në zyren e Rrjetit në Wels, me pjesëmarrjen e një numri të madh afaristësh me të drejtë vote, u zgjodh kryesia e degës për Austrinë e Epërme.

Cani Travel

Antarë të kryesisë u zgjodhën: Shyqëri Bytyqi, Ardit Zeneli, Samir Cena, Fehmi Latifi, Adriano Lila, Fadil Limani, Sabajdin Beluli, Arton Ramadan, Faton Gashi, Qerim Latifi dhe Zeqir Veseli.

Këtë degë të Rrjetit katër vitet e ardhshme do ta udhëheqin: Shyqëri Bytyqi – kryetar, Samir Cena dhe Fadil Limani – nënkryetar, Adriano Lila – sekretar dhe zv sekretar: Ardit Zeneli, bën të ditur Rrjeti.

Votimi për kryesinë e re

Kryetari Bytyqi pas rizgjedhjes tha se tani është një moment i rëndësishëm për Kosovën dhe se afaristët shqiptarë më shumë se kurrë më parë duhet të kontribuojnë në zhvillimin e progresin e vendit tonë. Ai ka falenderuar antarët e Rrjetit të kësaj dege që në numër të madh po bashkëpunojnë me bizneset nga Kosova duke rritur eksportin dhe duke rritur mirëqenien me hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë

Para zgjedhjeve, u ndanë edhe mirënjohje për kompanitë që kanë ndihmuar financiarisht funksionalizimin e zyrës së Rrjetit, dhe ndërtimin e kësaj hapsire nga fillimi.

Në këtë takim ishin edhe kryetari i Rrjetit Yll Blakaj, sekretari Arben Myftari, koordinatorja Lindita Fetiu, dhe dy kryetarët: kryetari i degës së Steiermark-ut Qemajl Rexhaj dhe kryetari i degës së Salzburgut Nexhi Ahmeti.