Shoqëria e Akademikëve shqiptarë DIJA në Mynih, në kuader të aktivitetit të rregullt „Takimet e Mynihut“, organizoi më 19.11.2022 një simpozium shkencor, ku morën pjesë akademikë dhe intelektualë të shquar nga diaspora, Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia. Ata biseduan për sfidat dhe mundësitë e përfshirjes së diasporës në bashkëpunime dhe rrjetëzime shkencore kombëtare e ndërkombëtare, gjithmonë në ndihmë të vendeve të origjinës.
Një nga synimet kryesore të shoqërisë DIJA është mbështetja e anëtarëve e saj dhe komunitetit akademik dhe profesional në lidhje me realizimin e ideve dhe projekteve në fushat ku shoqata është aktive. DIJA ofron gjithashtu asistencë, orientim dhe këshilla për studentët.