Sulmohen dy autobusë të Kosovës në Serbi

Dy autobusë të një kompania udhëtimi në Kosovë janë sulmuar me gurë në Serbi, njoftojnë mediat e Kosovës.

Mësohet se nga ngjarja nuk ka  persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Cani Travel

Përfaqësuesi i kompanisë së udhëtimeve që ra pre e sulmeve ka thënë për Gazetën Express se në vendngjarje ka mbërritur dhe policia dhe se dhe përveç autobusëve të tyre janë gjuajtur me gurë edhe mjete tjera.

“Me gurë na kanë gjuajtur, xhamin e ka thy. Dy autobusë, njëri duke shkuar e tjetri duke ardhur, s’ka pas të lënduar. Ka ndodhur pas mesnatës, 12:30 apo 01:00. U kanë policia po s’ka mundur me i gjet ata, u kanë në vendin e ngjarjes, se edhe tjerë autobusë i kanë sulmuar”, ka thënë zyrtari i kompanisë.

Allianz Kokollari