Tbilisi: Distria Krasniqi në çerekfinale të Grand Slamit 

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi kaloi në çerekfinale të Grand Slamit të Tbilisit.

Kampionja Olimpike në xhiron e tretë mposhti me Wazaari, holandezen Naomi Van Krevel, në kategorinë deri në 52 kg.

Cani Travel

Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, rusen Iana Zhilkina.

Në çerekfinale ajo takohet me garuesen nga Spanja, Ariane Toro Soler.