Trump e uron CDU-në për fitoren: Ditë e madhe për Gjermaninë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani.

Trump ka përgëzuar konservatorët të cilët fituan shumicën në zgjedhje, me CDU/CSU-në që doli e para.

Cani Travel

“Si duket partia konservatore në Gjermani ka fituar këto zgjedhje të mëdha dhe shumë të pritura”, ka shkruar Trump në rrjetin e tij social Truth Social. Ai shtoi se „njerëzit u lodhën me qeveritë e mëparshme, sidomos në fushat që lidhen me migrimin dhe energjinë“.

“Kjo është ditë e madhe për Gjermaninë”, ka shkruar Trump.