Një shqiptare është betuar si kryetare e një prej bashkive në New Yersey të Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu e para grua dhe kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë. Fjala është për Violetta Berishën, një shqiptaro-amerikane me origjinë nga Puka, e cila ka lindur dhe është rritur në Amerikë.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e Shqipërisë në SHBA njoftoi për këtë ngjarje, duke theksuar se ky është një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA.
“Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violetta Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairview, New Jersey. Borough of Fairview
Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë.
Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit.
Suksese në rrugëtimin tuaj. Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë”, thuhet në reagimin e ambasadës.