Zaevi i prish planet për Open Balkan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë shfrytëzuar Konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike, e cila po mbahet në Glasgow, për të zhvilluar një takim bilateral joformal.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka postuar fotografi gjatë takimit, ku tregon se ka diskutuar me Ramën për “Open Balkan”.

Cani Travel

“A duhet ta zhvillojmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, pas asaj që ka ndodhur në Shkup?”, shkruan presidenti serb.

Kryeministri Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje pas humbjes në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Deri tani nuk dihet se kush do ta zëvendësojë. Në Beograd janë parë persona të cilët kanë hequr dhe djegur flamujtë e Shqipërisë, në prag të vizitës së parashikuar të Ramës në Serbi.