Sonte përfundon festivali i filmit të Zvicrës “Solothurner Filmtage”, në Solothurn. Në këtë festival jepen çmimet kryesore, më të mëdha për filmin, të ndara në 13 kategori, njoftojnë mediat e Zvicrës. Në mesin e tyre bën pjesë edhe kategoria e “Filmit më të mirë të diplomës”, ku është nominuar edhe filmi në gjuhën shqipe “AND THE WIND WEEPS” (“Dhe era qan”) , i regjisores së re shqiptare nga Kosova, me qëndrim në Zvicër, Aulona Selmani.
Në filmin e saj bëhet fjalë mbi pasojat e luftës në Kosovë dhe për mbijetuarin e fundit të një masakre që ka ndodhur 20 vjet më parë. Ai ka frikë se do të largohet nga jeta pa qenë në gjendje t’u japë zë viktimave të luftës, duke përfshirë edhe djalin e tij…